Nepali zgjedh presidenten e parë femër

Autori:Gazeta Fjala

Parlamenti i Nepalit ka zgjedhur gruan e parë presidente, një zgjedhje kjo që shihet si një moment historik për vendin aziatik.

Bidhya Devi Bhandari ka qenë për një kohë të gjatë një aktiviste për të drejtat e grave, ndërsa aktualisht është nënkryetare e Partisë Komuniste të Nepalit.

54-vjeçarja ka qenë gjithashtu ministre e Mbrojtjes nga viti 2009 në 2011. Si presidente ajo ka premtuar se do të luftojë për të drejtat e minoriteteve dhe grave.

Zonja Bhandari zëvendëson në këtë detyrë Ram Baran Yadav, që ishte presidenti i parë i zgjedhur i vendit, në vitin 2008, pas rënies së monarkisë.

Zgjedhja e saj vjen pak kohë pasi Nepali miratoi kushtetutën e re në shtator, me qëllim stabilizimin e vendit, por që u shoqërua me protesta të dhunshme ku humbën jetën të paktën 40 persona.

Kushtetuta përcakton vendin me shumicë hindu një republikë laike të ndarë në 7 provinca federale. Por grupet etnike në jug të vendit duan më shumë territor dhe të drejta për shtetet federale etnike./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nepali-zgjedh-presidenten-e-pare-femer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala