Nepal: Mbi 4300 viktima nga termeti i 25 prillit

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i viktimave nga termeti në Nepal ka tejkaluar shifrën 4300, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 8 mijë persona.

Ndihmat ndërkombëtare më në fund kanë nisur të arrijnë në shtetin prej 28 milionë banorëve pas termetit shkatërrues që e goditi vendin më 25 prill.

Spitalet mbesin të mbushura me pacientë, derisa mungon uji, ushqimet dhe energjia elektrike duke shtuar shqetësimet për viruse që mund të përhapen nga mungesa e ujit.

India dhe Kina janë në mesin e shteteve të para që kanë dërguar ndihma humanitare.

Mbrëmë, SHBA-të kanë njoftuar se kanë ndarë 9 milionë dollarë shtesë duke e çuar në 10 milionë dollarë ndihmat amerikane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nepal-mbi-4300-viktima-nga-termeti-i-25-prillit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala