‘Nëntoka’ po i largon investitorët

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ka qenë viktimë e “nëntokës” me rastin e privatizimit të “Grand Hotel” në Prishtinë. Ish zëvendëskryeministri ka thënë se është dëmtuar rënd financiarisht nga ky proces.

“Unë jam viktimë e këtij procesi kriminal. Jam dëmtuar rëndë financiarisht, pasi që nuk pranova që të jap ryshfet miliona euro personave të caktuar si kusht për privatizimin e hotelit “Grand” në Prishtinë. Në momentin që unë kam denoncuar publikisht edhe në prokurori sekserët, në mënyrë automatike jam bllokuar të gjitha proceset”, ka thënë Pacolli për Zëri.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, thotë se grupet dhe individët e caktuar në Kosovë, përmes veprimeve kriminale po  dëmtojnë rënd imazhin e shtetit dhe kompanitë serioze që po vendosin që të investojnë në Kosovë.

“Veprimet kriminale të individëve dhe grupeve të caktuara po e dëmtojnë seriozisht kompanitë serioze, si dhe imazhin e shtetit. Kompania ime për privatizimin e Hotelit Grand në vitin 2006 ka paguar më shumë se 5 milionë euro, por qëllimisht nuk është pranuar si palë në këtë proces. Unë edhe më tutje kam mbetur i habitur se si po luhet me këtë ndërmarrje kur ekziston një masë e sigurisë për hotelin në favor të kompanisë sime për shkak të injorimit të investimeve dhe mos respektimit të kontratës nga ana e Zelqif Berishës”, ka thënë Pacolli/Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nentoka-po-i-largon-investitoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala