Nënkomision për demarkacionin me Malin e Zi

Autori:Gazeta Fjala

Komisionit për Bujqësi ka vlerësuar se duhet të analizohet puna e Komisionit Qeveritar për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, duke kërkuar formimin e një nënkomisioni.

Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, i takon që të merret me analizën e tërë materialit dhe metodologjinë  e  punës së Komisionit Qeveritar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, u tha sot në mbledhjen e këtij komisioni, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar.

Iniciativës për të diskutuar rreth kësaj çështjeje edhe në këtë komision, i ka prirë deputeti, Shaip Muja, anëtar i tij. Deputeti, Muja, po ashtu ka kërkuar që të formohet edhe një nënkomision, i cili do të vlerësonte nëse marrëveshja e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës me atë të Malit të Zi, është në përputhje me interesat e vendit.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit dhe qëndrimin e opinionit publik  rreth kësaj çështjeje, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, duhet kërkuar nga Kryesia e Kuvendit, që këtë temë ta kthejë në riprocedim dhe të shqyrtohet edhe në këtë komision”, tha Muja.

Komisioni, ndërkaq, ndonëse nuk mori vendim lidhur me iniciativën e deputetit, Muja, kjo pritet që të ndodhë në një nga mbledhjet e ardhshme të tij.

Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar dhe miratuar edhe amendamentet e Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit.

Në kuadër të amendamenteve, komisioni përkrahu edhe ato të propozuara nga Komisioni për  Buxhet dhe Financa dhe të Komisionit për Legjislacion.

Pas kësaj, ky projektligj do të procedohet tutje për shqyrtim edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nenkomision-per-demarkacionin-me-malin-e-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala