Nënë e bijë shqiptare të zhdukura në Britani

Autori:Zekirja Shabani

Një shqiptare 24-vjeçare së bashku me foshnjën e saj 5 muajshe rezultojnë të zhdukura në Everton të Britanisë së Madhe që prej 7 korrikut.

Policia britanike është vënë në alarm pasi prej rreth një muaji nuk ka asnjë informacion për të renë, që sipas autoriteteve është nga Shqipëria.

Disa fqinj të saj e kanë parë 24 vjeçaren Anisa Lamaj dhe foshnjën e saj Medine ditët e fundit të qershorit dhe më pas askush nuk di gjë për vendndodhjen e saj, madje mediet shkruajnë se nuk dihet as kush është bashkëshorti i saj dhe as kush ka bërë denoncimin për zhdukjen e shqiptares.

Policia ka publikuar të dhënat e shqiptares në faqen e saj në twitter, një vendim që merret vetëm në rastet vërtet shqetësuese për autoritetet dhe kërkon ndihmën e gjithë personave që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e 24 vjeçares shqiptare apo ndonjë informacion për gjetjen e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nene-e-bije-shqiptare-te-zhdukura-ne-britani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala