Nënë e bijë i vret rrufeja në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Po i përcjellin për në banesën e fundit nënë e bijë. Razija37 vjeç dhe Jeonita 15 gjetën vdekjen derisa po mblidhnin boronica të shtunën pasdite në malet e Rugovës.

Burri gjegjësisht, babai Ramë Demiri duket shumë i tronditur për mërzinë që e ka pllakosur këtë familje të varfër. Ai tregon se si ka rënë rrufeja derisa ato po punonin.

“Kishim dalë të gjithë së bashku për të mbledhur boronoca e për të fituar bukën e gojës”, thotë ai.

E të shumtë ishin njerëzit që erdhën në familjen Demiri sot në Gjakovë për t’i ngushëlluar. Por vajza e tyre dhe vet i zoti i shtëpisë nuk po i mbanin dot lotët nga fati i keq që patën pas rënies së rrufesë në malet e Rugovës.

Ndërsa, një delegacion i komunës së Gjakovës mori pjesë në varrim duke ndihmuar edhe me mjete materiale për ceremoninë e varrimit.

Ndryshe, kjo familje njihet në Gjakovë për gjendjen e vështirë ekonomike. E nga tash do ta kenë edhe më të vështirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nene-e-bije-i-vret-rrufeja-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala