Nëndega e LDK-së nuk e përkrah Thaçin për president

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk është vetëm opozita ajo që nuk e do Thaçin për President të Kosovës.  Në një post të tillë Thaçin nuk e duan as partnerët e koalicionit të tij pra të partisë së LDK-së.

Sipas informatave që posedon portali Arbresh.info disa nëndegë të LDK-së në disa lagje të Prishtinës nuk e duan Thaçin si kandidatë të mundshëm për postin e Presidentit.

E një gjë të tillë e konfirmojë për portalin Arbresh.info, Petrit Bicaj kryetar i nëndegës së lagjes Ulpiana në Prishtinë.  Bicaj ka thënë se pas mbledhjes së mbajtur të kësaj nëndege janë kundër kandidimit të Hashim Thaçit për president.

“Ne si nëndegë e Ulpianes në mbledhjen tonë të kryesisë të mbajtur para disa ditësh, kemi dal më një deklaratë (me shumicë votash), të cilen ia kemi drejtuar organeve të partisë rreth kandidimit të mundshëm të Hashim Thaçit për President të Kosoves. Me anë të asaj deklarate ne kemi apeluar tek deputetet e LDK-së që në asnjë mënyrë mos të votojnë apo mos të mundësojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit për President të Kosoves”, ka thënë ai duke treguar edhe arsyen pse nuk e duan Thaçin për President.

“Arsyet thuaja se dihen. Elektorati i gjerë i LDK-së nuk e përkrah kandidimin e z. Thaçi për President sepse nuk është person unifikues. Edhe simpas Kushtetutes së Kosoves, Presidenti duhet të ketë rol unifikues dhe të jetë i pranueshem për të gjithë. Në këtë rast mendojmë se z. Thaçi nuk i plotëson këto kritere”, ka thënë Bicaj.

Ndër të tjera Bicaj tha se nuk është hera e parë që po kërkojnë nga organet më të larta të LDK-së një gjë të tillë, pasi që edhe më herët ishin kundër koalicionit të dy partive, LDK-PDK.

“Ne edhe më parë kemi qenë edhe kunder koalicionit jo-parimor në mes të LDK-së dhe PDK-së por, organet e larta të partisë kanë vendosur ndryshe:, ka theksuar a për Arbresh.info.

I pyetur nëse organet e larta të LDK-së prapë vendosin të mos e marrin parasysh  deklaratën e kryesisë së nëndegës që ai përfaqëson, a do të ndërmarr ndonjë gjë kjo ndëndegë, Bicaj u shpreh kështu.

“Është pak herët që të flasim për potezat e mëtutjeshëm sepse ne ende nuk e dimë  sigurt dhe nuk ka ende asgjë  zyrtare rreth kandidimit të z. Thaçi për President të Kosoves. Kështu që momentalisht nuk mund të themi asgjë për hapat e mëtutjeshëm. Ne jemi dhe do të mbetemi pjesë e pandashme e LDK-së dhe nuk ka asgjë të keqe që të kete mendime ndryshe. Kjo vetëm se e bënë një parti siç është LDK edhe me të fortë dhe më transparente në relacion me elektoratin e sajë”, u shpreh ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nendega-e-ldk-se-nuk-e-perkrah-thacin-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala