Nënat refugjate drogojnë fëmijët e tyre gjatë emigrimit

Kriza e refugjatëve është përditësuar tash e sa kohë, megjithatë ata të cilët po e pësojnë më së shumti nga dicka e tillë janë fëmijët. Këto të paktën janë raportimet që gjithnjë tregojnë organizatat apo qendrat për strehimin e refugjatëve.
Ndërsa diçka tejet shqetësuese është raportuar gjatë ditës ku thuhet se nënat refugjate të cilat bëjnë rrugëtimin e tmerrshëm të tyre për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian, janë të pajisura mjaft mirë me një medikament i qetësues i cili ka efektin e drogës e që atë ua dhurojnë fëmijëve të tyre, transmeton Klan Kosova.
E gjithë kjo vetëm për të përballuar udhëtimet e tyre në ato momente të rrezikshme, kur gjenden në varkë apo afër kufijve që zëri i fëmijëve të mos dëgjohet nëse ata qajnë apo flasin si zakonisht.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF) ka paralajmëruar për një shifër tejet alarmante ku sipas tyre mesatarisht 19.000 fëmijë vijnë çdo muaj në vendet e Bashkimit Europian, e që përballen me medikamente të tilla.
Ndërkaq një refugjate e cila ka përjetuar dhe ka parë gjithçka ndodhë nga emigrimi i tillë tha se shefat kontrabandues mbushin varkat e tyre përtej kapacitetit për të përfituar më shumë para.
E dicka e tillë është tejet e rrezikshme sepse ka pasur shumë raste ku gjithçka ka përfunduar me fatalitet, ngase në një varkë e cila është e paraparë për 25 persona është mbushur me mbi 50 persona e që është tejet e rrezikshme për pasagjerët.
Ndërkaq shifrat e refugjatëve nga agjencionet e OKB’së raportohet të jenë me më shumë se 200 mijë emigrantë të cilët kanë kaluar përmes Kroacisë nga Serbia vetëm në 3 javët e fundit.