Në Zvicër për tërheqjen e investimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke qëndruar në Zvicër, vend ky ku Jahjaga thotë të ketë shkuar për shqyrtimin e mundësive për investime në Kosovë.

Jahjaga, shkruan në profilin e saj në facebook se do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime me autoritetet zvicerane por edhe me diasporën.

“Në Zvicër me një agjendë intensive takimesh me autoritetet zvicerane dhe diasporën për t’i shqyrtuar mundësitë e investimit në Kosovë”, ka shkruar presidentja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-zvicer-per-pune-terheqjen-e-investimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala