Në Zhur digjet një shtëpi bashkë me pronarin

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia në Prizren bën të ditur se rreth orës 04 e 30 të mëngjesit të sotëm në një shtëpi banimi në Zhur të Prizrenit ka shpërthyer një zjarr i cili përpos dëmeve materiale ka lënë të vdekur edhe një burrë të moshuar i vitlindjes 1929.

“Zjarrfikësit pasi e kanë shuar zjarrin është gjetur trupi i pa jetë i viktimës me dëmtime nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përpos policëve të krim teknikës dhe hetuesve, i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Prizrenit.

Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi. Si shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një nxehëse elektrike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-zhur-digjet-nje-shtepi-bashke-me-pronarin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala