Në Vranidoll të Prishtinës u hap Qendra e Mbajtjes për të Huaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarisht ka hapur Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, në Vranidoll të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kjo qendër ka nivel të caktuar të sigurisë dhe kufizim të lëvizjes, në të cilën mbahen të huajt që janë subjekt i largimit me forcë nga territori i Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës gjatë punës së tyre në terren, qytetarët që ndalohen në mungesë dokumentacioni, do të dërgohen në këtë qendër për arsye të sigurisë publike. Kjo qendër do të shërbej në luftën kundër migrimit të parregullt dhe kontrabandimit me njerëz”.

Më tej shtohet se Qendra e Mbajtjes për të Huaj ka Rregullore të veçantë për funksionimin e brendshëm të Qendrës (MPB,Nr.03/2014).

“Kjo Rregullore garanton të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të huajve të ndaluar, akomodimin, shërbimin shëndetësorë, rekreacionin, sigurinë, etj.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se duke i përmbushur kriteret për të drejtat e trajtimit njerëzor, qendra është e ndarë ne disa blloqe të veçanta, ku ka të caktuara pjesët e veçanta të akomodimit/ndalimit për meshkuj, për femra, trajtim i veçantë për viktimat e trafikimit me njerëz, dhomat e veçanta për familje, duke garantuar maksimalisht privatësinë e tyre, dhe hapësirat e akomodimit për fëmijët e pashoqëruar.

“Qëndrimi i të huajve të paligjshëm, brenda në Qendër është i rregulluar me ligj duke u bazuar edhe në direktivat e BE-së, ku i huaji mund të qëndroj në Qendër 6+6 muaj (1 vit), dhe sa më shpejt të jetë e mundur brenda kësaj kohe i huaji duhet të kthehet, depërtohet në vendin e tij të origjinës. Ngritja e Qendrës për Mbajtën e të Huajve, është edhe një kusht i plotësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku janë të cekura kriteret për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës, dhe tash kjo Qendër është funksionale me të gjitha kapacitetet e saja. Qendra e Mbajtjes për të Huaj funksionon nën organogramin e MPB-së, respektivisht Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Kapaciteti i kësaj Qendre është për akomodimin, ndalimin e rreth 70 personave”përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-vranidoll-te-prishtines-u-hap-qendra-e-mbajtjes-per-te-huaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala