Në Vërmicë, kapen 6 kilogramë marihuanë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Oficerët doganorë mbrëmë në orët e vona kanë arritur të kapin afër 6 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Një shtetas i republikës se Shqipërisë është ndalur për kontroll rutinor gjatë hyrjes së tij për në Kosovë.

Siç thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit nga ana e oficerëve doganorë është gjetur substanca e fshehur nën ulësen e pasme të automjetit.

Po sipas njoftimit, personi menjëherë është arrestuar si dhe rasti është përcjellur tutje te Policia për përpilimin e kallëzimit penal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-vermice-kapen-6-kilograme-marihuane-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala