Në Turqi 15 të vdekur në një aksident rrugor

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga përplasja e një kamioni dhe një kamionçinë që transportonte punëtorët në afërsi të Manisës, në Turqinë lindore, kanë humbur jetën 15 persona

Siç njofton aa, nga vendi Haciveliler, ku sot herët në mëngjes ndodhi aksidenti i rëndë trafikut, në pjesën për mallra të kamionçinës së hapur ndodheshin rreth 20 punëtorë të cilët udhëtonin në punë në fermat përreth.

Nga ky aksident i rëndë mbetën të vdekur 15 persona, ndërsa dy punëtorë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, kanë konfirmuar autoritetet e policisë turke.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-turqi-15-te-vdekur-ne-nje-aksident-rrugor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala