Në tetor nënshkruhet MSA-ja për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Petrit Selimi, në emisionin “Info- Box” të TV Dukagjini, ka thënë se sipas informative të cilat i ka diplomacia kosovare, gjatë muajit tetor do të nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) në mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Kosovës.

Sipas tij, ka plotësisht besim se Republika e Kosovës brenda vitit do të jetë kandidate zyrtare e Këshillit të Evropës.

“I kemi pasur tri njohje gjatë këtij viti. Ato janë shtete sovrane. Ne duhet ta rrisim diapazonin e njohjeve – ai do të jetë multilateral. Diplomacia kosovare ka pasur diversitet të prioriteteve, duke patur disa shporta të njohjeve. Kemi sinjale që njohjet e ardhshme për Kosovën do të vijnë nga shtete ta cilat shtrihen në kontinente të ndryshme”, ka thënë Selimi, raporton Telegrafi.

Ai ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke theksuar se janë duke punuar fuqishëm me shtete që janë anëtarë të UNESCO-s që ta marrin përkrahjen e mjaftueshme që ato vende ta votojnë Kosovën si anëtare të UNESCO-s.

“Puna jonë, pa ofendim, pa degradim dhe kthim nga e kaluara, është vlerësuar shumë në këtë mekanizëm, për dallim prej Serbisë e cila ka bërë një lobim të egër. OKB-ja është përgjigjur qartë në raport më kërkesën e Serbisë që Kosova të mos bëhet pjesë e UNESCO-s, duke theksuar se kjo çështje takon ekskluzivisht vetëm UNESCO-S”, ka shtuar Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-tetor-nenshkruhet-msa-ja-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala