Në Suedi vritet një shqiptar i Kosovës

Të dielën mbrëma në Helsingborg të Suedisë është vrarë shqiptar nga Kosova.
Është vrarë Ruhan Brahimi, 30 vjeçar, me prejardhje nga Koshtova e Mitrovicës.
Dorasi kishte shtënë nga dritarja drejt Brahimit që gjendej brenda në shtëpi. 30 vjeçari kishte marrë plagë të rënda, nga të cilat vdiq pas disa minutave, transmeton ina.
Indikacionet e para të policisë thonë se vrasja është bërë nga një vrasës profesional.
Viktima ishte i njohur për policinë. Së bashku me njërin nga vëllezërit e tij, vitin e kaluar ai kishte qenë në konflikt me një bandë famëkeqe kriminale.