Në Spitalin e Pejës largohet tumori 9 kilogramësh (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në Spitalin Rajonal të Pejës, është kryer më sukses një intervenim mjaft i ndërlikuar, që rezultoi me largimin e një tumori i cili peshonte mbi 9 kilogramë.

Tumori ka qenë i ngjitur me organet gjinore/mitrën dhe vezoret, të cilat u preparuan – u ndanë nga tumori dhe u ruajt mundësia për plleshmërinë e pacientes në të ardhmen, raporton Telegrafi.

Ky intervenim konsiderohet tejet i vështirë e që tash fatmirësisht është kryer në njërin nga qendrat spitalore të Kosovës.

Në këtë intervenim morën pjesë ekipi i gjinekologëve: doktor Ibrahim Rexhaj, doktor Ahmet Pangjaj, doktor Shefqet Uka, doktor Mazllom Smajli, anestezologia doktoresha Hanumshahe Kingji, etj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-spitalin-e-pejes-largohet-tumori-9-kilogramesh-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala