Në Skenderaj nis ndërtimi i fabrikës së panxhar sheqerit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj, ku së bashku me përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” do të njoftojnë për investimin e ri britanik në Kosovë.

Ambasadori do të takojë zëvendëskryetarin e Komunës, Fadil Nura. Ndërkohë, kompania“DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procedimin e panxhar sheqerit, ndërtim i cili do të zgjas 8 muaj.

“Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 milionë. Ky biznes do të punësojë 400 punëtorë dhe në mënyrëindirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-skenderaj-nis-ndertimi-i-fabrikes-se-panxhar-sheqerit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala