Në Shtator ndryshimi i tarifave të polisave

Dështimi i marrjes së vendimit për përgjysmim të çmimit të tarifave për mërgimtarët u ka hapur derën institucioneve për të marrë vendime të reja, raporton KTV.
Kuvendi i Kosovës po pret që një zgjidhje për këtë çështje të gjendet gjithsesi sa më shpejt.
Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi, ka thënë se bashkë me aktorët e tjerë përgjegjës, do të gjejnë një zgjidhje që kjo pagesë e lartë për mërgimtarët të mos vlejë më.
Në ndërkohë, nga shtatori i këtij viti kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk do të kenë më përgjegjësinë sa u përket tarifave të sigurimeve.
Një vendim të tillë e ka paralajmëruar kryetari i Komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani.
Në bazë të ligjit aktual, për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia kompanitë janë të obliguara të njoftojnë BQK-në me ndryshimet e tarifave.