Në Shqipëri ka nisur procesi zgjedhor

Autori:Avdyl Pajaziti

Votimi për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në të gjithë vendin ka nisur i qetë në të gjitha qytetet e vendit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, hapi në mënyrë simbolike procesin zgjedhor, duke votuar vetëm pak minuta pas orës 07:00.

Pasi ka dalë nga qendra e votimit, Luzi deklaroi se KQZ-ja ka punuar deri në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur krijimin e infrastrukturës që të gjithë të kenë mundësinë të votojnë.

Kur u pyet mbi çështjen e Kurbinit, Luzi tha se ende nuk e di nëse janë hapur qendrat e votimit, por deklaroi se ajo që është kryesore, është fakti se baza materiale është shpërndarë e gjitha.

Në fund, kryetarja e KQZ-së i bëri thirrje të gjithëve që sot të shkojnë të votojnë sepse këto “janë zgjedhje për të ardhmen”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-shqiperi-ka-nisur-procesi-zgjedhor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala