Në Shkup përfundoi mitingu, u vendos kampi

Autori:Avdyl Pajaziti

Mitingu i madh që u mbajt sot në Shkup për dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe Qeverisë së tij përfundoi rreth orës 19 dhe po vazhdon në fazën e vet të re.

Ngadalë po pastrohet bulevardi dhe parku te Qeveria, ndërsa me kamionë dhe furgonë u sollën disa mijëra shtretër, thasë për fjetje dhe tenda për fazën e dytë të protestës së vazhdueshme.

Me këtë nisi stacionimi i kampit në vetë bulevardin para Qeverisë dhe sipërfaqet e gjelbra përreth, ku aktivistët do të qëndrojnë deri në largimin e Gruevskit.

Ndërkohë, kryeministri Gruevski, njëherësh kryetar i partisë VMRO-DPMNE ka paralajmëruar një kundërprotestë për nesër. Nuk është saktësuar ora, por vendi është i njëjti me atë të protestës së sotme.

Në protestën e sotme u panë flamuj shtetëror të Maqedonisë, e aso kombëtarë shqiptarë. Në protestën e sotme ka pasur edhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane të akredituar në kryeqytetin maqedonas, si dhe përfaqësues të mediave të njohura botërore.

Mitingu i sotëm kaloi pa incidente.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-shkup-perfundoi-mitingu-u-vendos-kampi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala