Në Serbi, 5 mijë euro shtëpi me oborr

Autori:Zekirja Shabani

Një shtëpi me oborr mund ta blini në Serbi me vetëm 5 mijë euro. Pronat në shtetin fqinjë nuk kanë qenë asnjëherë më lirë, tregojnë të dhënat e agjencive të patundshmërisë.

Madje edhe në kryeqytetin serb në Beograd shiten shtëpi me nga 15 mijë euro, shkruan Blic, transmeton Gazeta Fjala.

Agjentët argumentojnë se çmimi për metër katror ka rënë ndjeshëm, ​​madje edhe në Novi Sad, i cili është më tërheqëse për blerje.

Siç thonë ata, tani një metër katror, që kushtonte më parë më shumë se 1,000 euro, mund të blihet për 700 euro.

Në qytezën Ruma (afër Mitrovicës së Sremit), në Vojvodinë, gjysmë hektari tokë kualitative, shitet 12.500 euro

Ndërkaq, në Vranjë, shtëpi rreth njëqind metra katrorë e sapo ndërtuar, me një kopsht të mirë, mund të blihet nga 20.000 euro, dhe agjentët pohojnë se kanë shitur kohët e fundit shtëpi të madhësive të ngjashme për 15,000 euro./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-serbi-5-mije-euro-shtepi-me-oborr/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala