Në rrezik nga terrorizmi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ankthi nga terrori është ringjallur në gjithë kontinentin e vjetër e më gjerë, pas sulmeve të përgjakshme që Parisi i përjetoi fundjavën e shkuar. E kërcënuar ndihet edhe Kosova.

Janë 129 të vrarë nga shtatë sulme terroriste që u organizuan brenda një dite në kryeqytetin e Francës. Gjatë javës, të tjera u parandaluan jo veç në Paris, por edhe në metropole të tjera evropiane. Dhe përgjegjësinë për organizimin e tyre e ka marrë “Shtet Islamik”, organizatë e vetëshpallur kalifat dhe që për pak vjet ka arritur të shlyejë një kufi njëqind vjetësh në Lindjen e Mesme dhe të vërë kontroll mbi miliona njerëz në Irak e Siri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky grup “xhihadistësh” ka në radhë të veta edhe qindra qytetarë të Kosovës, disa nga të cilët janë vrarë në beteja. Ata dhe shumë militantë të tjerë gjithandej globit i ishin përgjigjur thirrjes fillestare për ta luftuar regjimin vrasës të Bashar Al-Assadit. Pastaj fronti u hap edhe kundrejt myslimanëve që nuk i bindeshin “kalifatit”.

Që nga pranvera e kaluar është zgjeruar përtej rajonit dhe veprimet tashmë kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Gjatë dy javëve të kaluara, madje në formë spektakulare, është rrëzuar një aeroplan rus me 224 pasagjerë, pastaj janë vënë në funksion skuadra vrasëse që morën jetët e 43 personave në Bejrut. Aktet e terrorit kanë prekur edhe Ballkanin – dy ushtarë boshnjakë janë vrarë këtë javë nga një sulm me armë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-rrezik-nga-terrorizmi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala