Në Rahovec, kthimi i kilometrave vetëm për 20 euro (Foto)

Kthimi i kilometrave që thuajse i të gjitha llojeve të veturave mund të bëhet vetëm për 20 euro edhe në Kosovë. Një ofertë të tillë e ka bërë publike një qytetar nga Rahoveci në tregun online “MerrJep”.
Në këtë shpallje ai ka treguar se kjo punë bëhet me një aparat special, të cilin e ka bërë publik me anë të një fotoje, shkruan Gazeta Fjala.
Ky qytetar e ka lënë edhe numrin e kontaktit për të gjithë të interesuarit.
Veprimi i tij konsiderohet I kundërligjshëm, i ngjashëm më vjedhjen e veturave, thyerjen e emalit adresave dhe vjedhjen e të dhënave personale/Gazeta Fjala/.