Në qytetin e Podujevës laboratorët privat kryejnë analiza pa licencë

Autori:Avdyl Pajaziti

Inspektorati i Ministrisë së shëndetësisë ,ditë më parë kanë mbyllur 5 laborator ilegal të analizave të gjakut në Podujeve ,të cilët kanë punuar pa licenca.

Pronarët e këtyre laboratorëve janë gjobitur me nga 2000 euro për shkak të ushtrimit të veprimatrisë antiligjore.
Aksioni është marr pasi që ka pasur informacione se laboratorët nuk kanë i kanë plotësuar kriteret sipas ligjit në fuqi e që parasheh që një laborator i analizave të gjakut duhet ta ketë një BIOKIMIST .

Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se nuk do te lejohet askush te punoj mbi ligjet .
“Ne do te kemi edhe aksione te tjera në mënyrë që te respektohen kriteret për licenca për ordinancat laboratorike në gjithë Kosovën”.

Arsim Shabani, pronar i njërit nga 5 laboratorët e mbyllur, thotë se nuk janë kudër ligjeve, por që dënimi i shqiptuar prej 2000 euro është i papranueshëm.

“E kam mbyllur laboratorin dhe kam larguar dy punëtor ,jemi për zbatimin e ligjit por jo për me na dënua”, ka thënë Shabani, laboratori i të cilit mban tiketën e inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa Vehbi Gashi, pronar i laboratorit “Labi GASH” , konsideron se është e padtrejt që janë dënuar, përkundër që suhtrojnë veprimnatri jashtë ligjore.

“Na kanë dënuar në baze të draft-ligjit ,që nuk kanë të drejte ,unë punoj tash e 36 vjet si laborant ,jam i licencuar në Tiranë ,dhe licenca ime nuk pranohet nga Ministria e Shëndetësisë ,ndërsa ne gjithë shtetet e rajonit po”, ka thënë ai.

Shume nga pronaret e laboratorëve që tashmë janë të mbyllur ,kanë bërë ankesa ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për dënimin nga 2000 mijë euro ,por jo edhe për mbylljen e tyre ,pasi ata kanë pranuar se licenca nuk kanë pasur dhe se janë në pritje për tu pajisur me licenca për ushtrim te veprimtarisë./RadioVizioni/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-qytetin-e-podujeves-laboratoret-privat-kryejne-analiza-pa-licence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala