Në QKUK gjymtohen fëmijët nga pakujdesia mjekësore

Autori:Gazeta Fjala

Një nënë e re, me profesion ekonomiste, e ka vështirë të lexojë deri në fund fletlëshimin spitalor për djalin e saj A.B., që është liruar nga spitali para rreth dy vjetësh.

E.B. (1988), qanë vazhdimisht derisa flet për të birin e saj që para vetes ka një sfidë të rëndë – të jeturarit pa dritën e syve dhe pa njërën dorë.

“Ka pasur peshën e lindjes 900 gramë, ka lindur në javën e 25-të”, thotë gruaja nga Prishtina derisa kujton 17 nëntorin e vitit 2003, kur në Klinikën e Gjinokologjisë në QKUK kishte lindur para kohe të birin e saj.

Ajo thotë se vetëm pak ditë pas lindjes është dashur që foshnja t’i nënshtrohej një intervenimi kirurgjik, që kishte kaluar me sukses.

Në sallonin e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit”, në Prishtinë, nëna e re tek fshin lotët sjell lodrat për ta pajtuar djalin e saj.

2-vjeçari pos që ka vështirësi t’u ofrohet lodrave, për shkak të verbërimit si rezultat i mostrajtimit të retinopatisë premature, e ka problem edhe t’i kapë ato.

Për të, ato nuk e kanë kuptimin e plotë, pasi nuk i ka parë asnjëherë.

“Operacioni abdominal ka pasur sukses”, thotë nëna, që është falënderuese për stafin e Kirurgjisë së fëmijëve.

Por, ajo tregon se pas operacionit djalit të saj i ishte vendosur një kanilë mbi bërryl.

“Është mbajtur ajo kanilë dy ditë. Përmes saj janë dhënë infuzioni, gjaku, ushqimet artificiale…”, tregon gruaja e lindur në vitin 1988, e që në jetë kishte sjellë fëmijën e saj të parë.

Djali i saj pastaj ka pasur një problem tjetër me ajër në mushkëri. “Deh është tërhequr ajri. Më datën 26. 11. 2013, e kam parë se bebes iu kishte nxirë totalisht dora e majtë”, thotë gruaja, e cila as që kishte menduar se ajo do të ishte shkaku që fëmija i saj i parë të mbetej tërë jetën pa njërën gjymtyrë të trupit.

“Kjo ka ndodhur për shkak të pakujdesisë. Unë kam qenë aty non=stop dhe e kam përcjellë gjendjen e fëmijës. Kam qenë e para që e kam vërejtur dorën, as mjekja e as infermierja nuk e kanë vërejtur që dora është nxirë. Thanë pastaj do ta thërrasim kirurgun vaskular”, rrëfehet tërësisht e përlotur dhe me gjysmë zër, ekonomistja nga Prishtina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-qkuk-gjymtohen-femijet-nga-pakujdesia-mjekesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala