Në qendrën e azilit, gjeorgjianët rrahin shqiptarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Një sherr fizik u shënua në një qendër azilantësh në Goerlitzer të Gjermanisë.

Gjatë sherrit pati dy të plagosur lehtë.

Gjithçka nisi kur tre gjeorgjianë, 24, 24 dhe 27 vjeç nisën të fyejnë një shqiptar 18- vjeçar.

Më pas nisën ta dhunojnë.

Në ndihmë të shqiptarit erdhën dy shqiptarë të tjerë, 30 dhe 31 vjeç, por edhe ata përfunduan të dhunuar nga gjeorgjianët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre gjeorgjianët, që ishin të alkoolizuar.

Ata akuzohen për plagosje të rrezikshme.

Dy shqiptarë kanë marrë mjekim për plagët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-qendren-e-azilit-gjeorgjianet-rrahin-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala