Në protestë, edhe për “Trepçën”

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, katër temave fillestare për të cilat kanë paralajmëruar protestë, ua kanë shtuar edhe pesë kërkesa konkrete në mesin e të cilave edhe shndërrimin e Kombinatit “Trepça” në ndërmarrje publike me status të veçantë.

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e këtyre tri subjekteve politike, të cilët kanë thënë se çështja e “Trepçës” vazhdon të mbetet ndër çështjet më të rëndësishme për vendin. Opozitarët po ashtu kanë thënë se janë duke punuar intensivisht për të pasur sa më shumë protestues. Madje, sipas tyre, në bazë të indikacioneve të para pritet që kjo protestë të jetë masive.

Protesta do të thirret për këto arsye: Kundër çmimit të lartë të rrymës, Kundër kontrollit të pushtetit në RTK, Kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe Kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se çështja e “Trepçës” i është shtuar atyre katër temave fillestare të protestës së 18 prillit./Zëri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-proteste-edhe-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala