Në Prizren dita e mësuesit përcillet me protesta

Ditën e mësuesit, 7 marsin, veteranët e arsimit në Prizren e kremtuan me protesta. Bashkë me qytetarë ata mbushën sheshin Shatërvan me parulla kundër degradimit të arsimit në këtë qytet.
Skandalet në arsimin e Prizrenit me shitjen e vendeve të punës dhe me punësimin e personave pa përgatitje adekuate profesionale, kanë shtuar pakënaqësitë e qëytetarëve karshi pushtetit komunal.
Protestuesit kanë thënë se do të kundërshtojnë fuqishëm shkatërrimin dhe degradimin e arsimit në këtë qytet.
Protesta ka kaluar pa ndonjë problem, dhe në të vlerësohet se morën pjesë rreth 200 qytetarë.