Në Prishtinë, një metër dru 50 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Periudha e dimrit tani veç se është afruar, e kjo kohë po sjellë edhe probleme ekzistenciale për qytetarët e Kosovës. Pikërisht në kohën kur qytetarët kanë nevoja të ndryshme, problemet e tyre po e rëndon edhe shtrenjtimi i lëndës drunore për djegie

Në këtë periudhë kohore një metër kub dru për ngrohje në tregun ePrishtinës, ka një çmim nga 45 deri në 50 euro, përderisa gjatë muajve të verës shitësit thonë se prapë se prapë ky çmimet për lëndë drunore janë të shtrenjta edhe pa kohën e dimrit.

E për qytetarët ky çmimi është i papërballueshëm.

Qamil Canolli nga Mareci, tha për KosovaPress, se çmimi i druve është i shtrenjtë, e sidomos për ata që nuk kanë rrogë. Por ai thotë se edhe shitësit nuk e kanë të lehtë.

“Çfarë të them, unë jam blerës i këtyre drurëve 40 euro e mora metrin e drurëve, megjithëse për ne është shtrenjtë, se rrogë jo, asgjë jo, dhe këta që shesin nuk e kanë të lehtë e kanë mundimin nga mali me i sjellë, me i palu, me i shit. Pesë herë i përdorin këto dru deri sa të i sjellin këtu, neve na duket shtrenjtë por për këta nuk janë shtrenjtë”, tha Canolli.

Blerësi, Agim Demolli, ka treguar për KosovaPress se varet në çfarë stine i blenë drurët, sepse çmimi ndryshon shumë. Ai tha se gjithashtu varet nga lloji i drurit të cilin e blenë, mirëpo prapë se prapë çmimet po mbesin të shtrenjta për qytetarët.

“Çmimi, varet lloji i drurit dhe kështu që varet edhe kohën kur e blenë por përafërsisht është e shtrenjtë. Ndryshon shumë dhe mirë ndryshon. Tash për momentin, saktësisht nuk e di është 40, 45 ka qenë më herët 30-28”, ka thënëDemolli.

Edhe për qytetarin Bashkim Ibishi, çmimi i drurëve është i shtrenjtë. Ai tha se në këtë kohë kur po afrohet periudha dimërore, çmimi i drurëve sillet rreth 45 e 50 euro për m etër.

“40, 50 metra e druve. Shtrenjtë, deri pas Vitit të Ri kështu shkojnë shtrenjtë 40, 50, 45. Pas Vitit të Ri, pak ndoshta bien dikur atëherë”, tha Ibishi

Shitësi i druve Jakup Halili, nga Prishtina tha për KosovaPress tha se çmimi i druve është ngritur. Çmimi, sipas Halilit ndryshon edhe sipas llojit të drurit, një metër dru bungu kushton 50 euro, ndërsa, një metër dru ahu 45 euro.

Halili thotë se edhe blerësit po ankohen se çmimi është i shtrenjtë, dhe nuk ka ngrohje sa duhet, përveç kësaj ai thotë se me prerjen e druve po shkatërrohet natyra.

“Koha tash ka ardh koha e blerje, do të thotë momenti i fundit është ky që po i blejnë po përgatiten për dimër. Çmimi i druve tash është ngrit, ashtu kështu ka qenë i lartë çmimi i drurëve, tash ka mbërri deri 50 euro një metër dru bungu, përndryshe ahu 45 euro. Blerësit po ankohen mjaftë, sepse po iu duket çmimi shumë i lartë i druve, nxehja katastrofë, nuk ka ngrohje sa duhet, natyra, pyetjet u shkatërruan do me thënë gjithçka nuk është duke shkuar në rregull. Blerësit janë kryesisht prej Prishtinës, vijnë edhe nga Komorani nganjëherë”, tha Halili.

Çmimi i lartë i druve është i njëjtë edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Veç rritjes së çmimit të druve kohët e fundit po vërehet edhe ngritja e çmimit të rrymës e cila po konsiderohet më e shtrenjta në rajon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-prishtine-nje-meter-dru-50-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala