Në Prishtinë nënshkruhet marrëveshja mes KFOR-it dhe ushtrisë serbe

Autori:Avdyl Pajaziti

Në prani të komandantit të KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Gjeneralit Dikoviq, në Prishtinë u nënshkrua  marrëveshja mbi procedurat e përkohshme operative pas një relaksimi të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore.

Zona e sigurisë ajrore (ZSA), e cila është e përcaktuar me Marrëveshjen Teknike Ushtarake, shtrihet përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në gjerësi prej 25 kilometrash, transmetojnë mediat serbe, përcjell “zeri.info”.

Në faqen e internetit, KFOR-i në të njëjtën kohë bëri të ditur se vendimi për relaksimin e ZSA-së është marrë si përgjigje ndaj qasjes konstruktive dhe angazhimit të vazhdueshëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Serbisë në Ballkan dhe reflekton bashkëpunimin pozitiv të KFOR-it dhe ushtrisë serbe. /zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-prishtine-nenshkruhet-marreveshja-mes-kfor-it-dhe-ushtrise-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala