Në Prishtinë konfiskohen 58 atuomjete të taksive ilegale

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës kanë filluar një aksion treditor për largimin e taksive ilegale, të cilët sipas tyre janë duke e dëmtuar trafikun urban të kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook,  se deri më tani janë konfiskuar 58 automjete, ndërkohë që kanë filluar procedurat kundërvajtëse kundër pronarëve të tyre.

“Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion treditor për largimin e taksive ilegalë, të cilët po e dëmtojnë trafikun urban të qytetit. Me këtë rast janë konfiskuar 58 automjeteve dhe kanë filluar procedurat kundërvajtëse kundër pronarëve të tyre”, ka shkruar në Facebook Komuna e Prishtinës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-prishtine-konfiskohen-58-atuomjete-te-taksive-ilegale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala