Në Prishtinë diskutojnë vendet e rajonit për infrastrukturën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova të mërkurën do të jetë nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, në konferencë pritet të diskutohen projektet ekonomike në rajon, veçanërisht investimet në infrastrukturë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropian dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han, pritet të marrë pjesë në konferencë, ku të pranishëm do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastukturës të vendeve të rajonit: Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo konferencë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-prishtine-diskutojne-vendet-e-rajonit-per-infrastrukturen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala