Në prag të votimit në UNESCO, Policia rrit sigurinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës e ka shtuar praninë në sigurimin e objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të parandalojë ndonjë incident eventual në prag të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Përforcimi i sigurimit të objekteve fetare është bërë në mënyrë që të parandalohet ndonjë incident eventual, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke shtuar se bëhet fjalë për masa të nevojshme në mënyrë që situata të mbahet e qetë.

Hoxha po ashtu ka shtuar se Policia e Kosovës në vazhdimësi është e angazhuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, transmeton Republika.info.

“Disa nga objektet ruhen 24 orë shtatë ditë të javës, derisa të tjerat janë nën mbikëqyrjen e policisë në aktivitete ditore”, ka thënë Hoxha. /Republika.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-prag-te-votimit-ne-unesco-policia-rrit-sigurine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala