Në Pejë, nesër protestë kundër demarkacionit

Një grup i banorëve të qytetit të Pejës, kanë organizuar një protestë për kundërshtimin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ali Lajçi udhëheqësi i këtij grupi , ka konfirmuar se protestuesit do të mblidhen në orën 12:00 të vendi i quajtur “Te Arrat” dhe do të vazhdojnë në drejtim të Kullës.
Protesta është paraparë të zgjasë 1 orë. Lajçi, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve nga vendet tjera të Kosovës që t’i bashkohen kësaj proteste.