Në panairin e librit në Tiranë shitet libri që mëson si të bëhemi terrorist

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkrimtarja Flutura Acka ka denoncuar sot ne faqen e saj ne Facebook, një libër qe ju mëson se si të bëheni terrorist.

Acka tregon për Opinion.al se titulli i librit është “Dhjetë përgjigje për një jomysliman”.

“Në mes të Parisit vriten barbarisht njerëz, ndërsa në mes të Tiranës shiten libra të këtij lloji”, theksoi ajo.

Pas reagimit të Ackes, Opinion. Al shkoi në panairin e librit dhe i kontrolluan të gjitha stendat e shtëpive botuese, por ketë titull nuk e gjetën në asnjëren prej tyre. Siç duket pas reagimit të njerëzve në rrjetet sociale dhe mediat online, botuesit e këtij libri kanë vendosur ta heqin nga stenda e tyre këtë titull.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-panairin-e-librit-ne-tirane-shitet-libri-qe-meson-si-te-behemi-terrorist/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala