Në ora 10 seanca për Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale pritet të votohet sot në ora dhjetë. Kuvendi ka lëshuar një njoftim përmes të cilit tregon se në seancë do të bëhet shqyrtimi i Propozim Amandamentit 24 të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Ky ndryshim i amendamentit të Kushtetutës zyrtarizon themelimin e Gjykatës Speciale për të vazhduar pastaj me miratimin e akteve tjera ligjore për të funksionalizuar këtë gjykatë.
Gjykata Speciale do të merret me krimet e pretenduara të ish-udhëheqësve të UÇK’së gjatë kohës së luftës. Nuk dihet ende nëse juridiksioni i kësaj gjykate do të jetë edhe për hetimin e krimeve politike të pasluftës.
Njoftimi i Kuvendit
R e n d i i d i t ë s
1. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së
Kosovës, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.