Në Novi Sad mbishkrime “Kosova është Republikë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Në total 12 grafite me përmbajtje të ndryshme janë gjetur nëpër rrugët e Novi Sadit në Serbi.
Në mesin e grafiteve të fshira në muret e rrugëve të Novi Sadit ishin ato në përkrahje të Republikës së Kosovës, “Kosova është Republikë”, raportojnë mediat në Serbi.

Të tjera grafite ishin shkruar edhe kundër liderit të Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës dhe kundër Bors Tadiqit, transmeto Koha.net.

Mbishkrimet “Kosova është Republikë”, Liri fashizmit, vdekje popullit”, Serbia e serbëve” dhe të ngjashme ishin shkruar në rrugën “Limani II” dhe “Ravaniçka”. Ato janë fshirë më pas nga “Shoqata Anti-Grafit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-novi-sad-mbishkrime-kosova-eshte-republike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala