Në një bidon, në varrezat e Shupkovcit të Mitrovicës, gjenden eshtra

Autori:Gazeta Fjala

Gjatë kryerjes së punëve për renovimin e një varri në varrezat e Shupkovcit në Mitrovicë, të hënën pasdite, një qytetar ka gjetur sasi të eshtrave në një bidon të mbyllur.

Nuk dihet nëse këto eshtra janë të një personi apo të më shumë personave, si dhe cilës periudhë kohore i përkasin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-nje-bidon-ne-varrezat-e-shupkovcit-te-mitrovices-gjenden-eshtra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala