Në mesin e shtatë policëve të vrarë në Kumanovë është edhe një shqiptarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Njëri polic nga njësitet speciale është nga Studenicani i Shkupit. Bëhet fjal për Isamdin Osmanin.

Informacionet jozyrtare flasin se Osmani është qëlluar me plumbë në rrethinën e Kumanovës gjatë aksionit policor.

Varrimi i Osmanit do të bëhet sot pas namazit të drekës. Osmani ka qene i martuar, baba i dy fëmijëve, raporton Zhurnal.

Me këtë bilanci i policëve që kanë humbur jetën në përleshjet e djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 policë.

MPB pritet të jap hollësi dhe të zbardh identitetin e dy policëve të vrarë nga pesë policët që dje u vranë në përleshjet e armatosura në Kumanovë. Deri tani është zbardhur identiteti i tre pjesëtarëve të policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-mesin-e-shtate-policeve-te-vrare-ne-kumanove-edhe-nje-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala