Në mesin e e-mail-ëve të Clintonit, disa edhe nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas një presioni të madh publik e medial, kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka bërë publike e-mailat e saj në kohën sa ishte Sekretare e Shtetit, raporton KTV .

Këtë e ka bërë për hir të transparencës, pasi kishte përdorur e-mail privat në kohën sa ishte në detyrë në Departament të Shtetit. E, aty, në mesin e 55 mijë faqeve të publikuara, ka e-maila me protagonistë nga Kosova, transmeton Koha.net.

Është ambasadorja e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, e cila i kishte shkruar Sekretares Clinton, përmes një këshilltareje të saj, që ta lusë atë të takojë gratë lidere në Kosovë.

Melanne Verveer, që ka shërbyer si shefe e kabinetit të Sekretares së Shtetit, e më vonë edhe si këshilltare në çështjet për të drejtat e grave, i ishte përgjigjur pozitivisht në këtë kërkesë. Clinton u takua me gratë lidere, në mesin e tyre edhe Presidentja Atifete Jahjaga, atëkohë e panjohur për Kosovën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-mesin-e-e-mail-eve-te-clintonit-disa-edhe-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala