Në Maqedoni edhe një parti e re shqiptare

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Besim Hoda do të formojë parti politike. Një përkrahës i kësaj nisme theksoi për INA se po intensifikohen aktivitetet për formimin e subjektit të ri politik, i cili siç mësohet ka përkrahjen e disa qarqeve politike opozitare dhe proqeveritare në Shqipëri.

Në radhët e kësaj partie pritet të përfshihet edhe Xhelil Bajrami, ish-ministër i Ekologjisë gjatë qeverisjes së PDSH-së, ndërsa janë paraparë edhe emra të tjerë përfshirë nga diaspora, të cilët do të përfshihen në strukturat e këtij subjekti politik.

Me formimin e këtij subjekti do të rritet konkurrenca brenda bllokut politik shqiptar dhe se kjo do të ndikojë në përçarjen dhe humbjen e votës shqiptare, në rast se nuk do të ndodhë ndonjë mundësi unifikimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-maqedoni-edhe-nje-parti-e-re-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala