Në Malishevë u shënuan dy raste të thumbimit nga rriqrat

Autori:Gazeta Fjala

Gjatë javës së kaluar janë shënuar dy raste të thumbimit nga rriqrat, mirëpo pa ndonjë rrezik të infektimit me EHKK.

Raste e para të thumbimit nga rriqrat, i ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, sipas të cilit, nuk ka vend për ndonjë shqetësim, pasi komuna është e angazhuar maksimalisht në marrjen e masave parandaluese.

Rastet e para, janë regjistruar në Bellanicë dhe Banjë, por asnjë rast nuk është shqetësues, pasi asnjëri rast nuk është i infektuar me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), transmeton Koha.net.

Lidhur me luftimin e EHKK, drejtori Berisha, tha për Zyrën për Informim Publik, se “pavarësisht këtyre rasteve të para, Komuna e Malishevës, do të jetë e angazhuar maksimalisht në marrjen e masave parandaluese, duke filluar nga vetëdijesimi i qytetarëve përmes ligjëratave dhe formave të ndryshme, pastaj repelimit të kafshëve, dezinsektimin e zonave endemike dhe zbatimin e plotë të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK”.

“Angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh se vitet e mëparshme, edhe pse në dy vitet e fundit nuk kemi pasur rasteve të vdekjeve, madje vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë rast të infektimit, por ne nuk do të ndalemi së punuari në luftimin e këtij virusi, që bartet përmes rriqrave “, tha Berisha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-malisheve-u-shenuan-dy-raste-te-thumbimit-nga-rriqrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala