Në Llaushë gjinden mbetje mortore

Autori:Avdyl Pajaziti

Në dhjetor të vitit 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skenderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke ju bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit.

Ai tregoi për një hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.

Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informatën e pranuar nga EULEX-i.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-llaushe-gjinden-mbetje-mortore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala