Në Lipjan hapet panairi i punësimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Më ardhjen e sezonit veror dhe shtimin e volumit të punimë e në terren, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe me kompaninë e ndërtimit Bechtel Enka, organizojnë Panairin e Punës.

Panairi i Punës do të mbahet ora 9:00 në Qendrën Sportive ” Better Life” në Lipjan afër stadiumit të futbollit, ku pjesëmarrës do të jetë Ministri Arban Abrashi.

Bechtel Enka GP është tashme duke avancuar në punimet për ndërtimin e autostrades “Arber Xhaferri” Rruga 6. Punimet për ndërtimin e kësaj vepre madhore nisen 11 muaj me parë, me 3 Korrik 2014.

Projekti parashikon te lidhe Prishtinën me kufirin e Kosovës me Maqedoninë në piken kufitare të Hanit të Elezit.

Partneriteti I kompanive Bechtel dhe Enka sjell nje experience dhe njohuri te jashtezakonshme per ndertimin e veprave te tilla madhore te fituar nga nje experience e jashtezakonshme e mbi 30 viteve bashkepunim sebashku.

Duke punuar si një ekip I integruar Bechtel Enka kanë arritur të përfundojnë me sukses projekte përgjatë Europes deri në Azi prej dekadash.

Bechtel dhe Enka kanë përfunduar sebashku rreth 28,000 kilometra autostrada dhe rruge, 100 tunele me një gjatesi rreth 250 kilometra, mbi 25 projekte ura unike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-lipjan-hapet-panairi-i-punesimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala