Në Kuvend edhe përfaqësuesit e Prokurorisë themelore të Prishtinës

Autori:Gazeta Fjala

Bashkë me pjesëtarët e Forensikës në sallën e Kuvendit ka hyrë edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore, Fikrie Krasniqi

Përfaqësuesit e Prokurorisë po hetojnë rrethanat e hedhjes së gazit lotsjellës sot në Kuvend.

Merret vesh se edhe ajo janë nënshtruar kontrollit të rreptë.

Prokurorja, pas qëndrimit në sallë ka thënë: “Krejt ç’kemi parë e gjetur do të tregojmë më vonë”.

Në ndërkohë merret vesh se gazin lotsjellës e kanë hedhur Donika Kada -Bujupi nga AAK dhe Faton Topalli nga Vetëvendosje.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kuvend-edhe-perfaqesuesit-e-prokurorise-themelore-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala