Në Kumanovë janë 10, jo 14 të vrarë nga grupi i armatosur

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i pjesëtarëve të vrarë nga grupi i armatosur në Kumanovë nuk është 14, siç pohonte fillimisht Ministria e Punëve të Brendshme, porse 10.

Këtë informatë për portalin maqedonas Plusinfo e ka konfirmuar Prokuroria Publike, e cila thotë se në terren janë gjetur trupat e 10 personave, për të cilët ekspertiza ka provuar se janë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Nga MPB-ja s’kanë dashur ta komentojnë informacionin, porse vetëm kanë thënë se ajo që ata e kanë publikuar ka qenë “fillimisht” dhe “jozyrtare”.

Portali përkujton se, përkundër faktit se në aksionin në Kumanovë para dy javëve humbën jetën tetë policë dhe mbi 37 u plagosën, kryeministri Nikolla Gruevski th se ai aksion “do të hyjë në histori dhe në literaturën profesionale”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kumanove-jane-10-jo-14-te-vrare-nga-grupi-i-armatosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala