Në Kukës kapen 8.5 tonë kafe, kontrabandë nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Sektori i antikontrabandës në Policinë e Kukësit ka sekuestruar një sasi të madhe kafeje, e cila kishte hyrë kontrabandë në Shqipëri përmes Kosovës.

Rreth 8.5 tonë kafe u bllokuan në fshatin Shtiqen të Kukësit, në një furgon që drejtohej nga shtetasi i identifikuar tashmë nga policia si Besmir Muja, raporton Top Channel.

Ky i fundit, sapo ka parë forcat e policisë, ka braktisur mjetin furgon që drejtonte dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka shpallur në kërkim për veprën penale të “kontrabandës me mallra të akcizës”, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e kafes dhe mjeti me të cilën po transportohej.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kukes-kapen-8-5-tone-kafe-kontrabande-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala