Në Kosovë shteti paguan pensione edhe për të vdekurit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale u ka paguar pensionet bazike dhe ato me kontribut familjeve edhe pas vdekjes së të afërmve të tyre.

MPMS ua ka paguar pensionet qytetarëve edhe pse ata nuk ishin më gjallë. Në raportin e fundit të Auditorit të Përgjithshëm, kushtuar kësaj ministrie, përveç të tjerash del se MPMS-ja është zhytur në parregullsi edhe sa i përket skemave të pensioneve bazike dhe kontributeve.

Nga 100 mostrat e testuara, në 37 raste janë identifikuar se MPMS kishte paguar pensionet bazike dhe kontributet të afërmve (familjarëve) edhe pas vdekjes së pensionistëve. Vlera e këtyre pagesave ishte 7.569 euro.

“Në një rast, një pensionist kishte marrë pensionin në pagesë retroaktive 60 euro më tepër dhe në një rast, pensionisti edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret për pensionim kontributiv ka pranuar retroaktivisht pagesën prej 816 euro”, thuhet në raport, duke u bërë e ditur se këto pagesa janë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregulloret ekzistuese. (KosovaSot)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kosove-shteti-paguan-pensione-edhe-per-te-vdekurit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala