Në Kosovë rreth 350 mijë ndërtime pa leje

Autori:Avdyl Pajaziti

Pranë komunave në territorin e Kosovës gjatë afatit të fazës për procesin e legalizime të ndërtimeve pa leje janë paraqitur340 mijë kërkesa për legalizim. Për një vend me dy milionë parcela të zhvilluara dhe të pazhvilluara ky është një hov i madh i ndërtimit, ka thënë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, transmeton KTV.

“Jemi duke adresuar problemet e së kaluarës e të tashmes, nuk është aspak proces i lehtë, procesi i shndërrimit të diçkaje joligjore në ligjore, kjo është arritje e madhe”, ka thënë Agani.

Megjithatë gjatë prezantimit të këtyre shifrave Ministria e Mjedisit nuk ka paraqitur shifra se sa hektarë tokë bujqësore në nivel vendi është betonizuar. Ndërkaq, James Hope, drejtor i USAID-it në Kosovë, programi i organizatës që e drejton, ka ndihmuar komunat për këtë proces, theksoi se qindra mijëra familje tashmë janë një hap më afër formalizimit të pronësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kosove-rreth-350-mije-ndertime-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala