Në Kosovë ndërrohet lehtë identiteti

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Kosovë lehtësisht mund ta ndryshosh identitetin në dokumentet zyrtare. Ky është njëri nga shqetësimet e Komisionit Evropian, i cili përmes ekipit të tyre që qëndroi para pak javësh në Kosovë, ka dhënë vërejtje që duhet punuar nëse Kosova dëshiron përshpejtimin e liberalizimit të vizave.

Një burim për gazetën “Zëri” pranë Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se ekipi, i cii ka ardhur për vlerësim, ka shkruar raportin me vërejtje të ashpra për sigurinë e dokumenteve personale, pastaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, afatin për përfitime nga Fondi i Riatdhesimit, ndaljen e emigrimit, Ligjin për Prokurimin Publik, sigurinë publike lirinë e lëvizjes, reformat në Administratën Publike, për gjykatat dhe Prokuririnë, për të cilat vërejtjet janë të mëdha.

Ky raport është diskutuar gjatë takimeve që janë zhvilluar prej 13 deri më 17 korrik, mes misionit faktmbledhës të DE-së, përfaqësuesve të ambasadave të BE-së në Kosovë dhe zyrtarëve të shtetit të Kosovës, por do të dorëzohet në shtator.

Kriteret e vëna, Kosovës nga 100 janë reduktuar në disa, por me ton të ashpër është kërkuar nga Kosova që urgjentisht të punohet në plotësimin e këtyre të fundit, të dala nga raporti përpara liberalizimit.  /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ne-kosove-nderrohet-lehte-identiteti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala